VD/Momenti kur Kryemadhi e
Mehmetaj sulmojnë deputetët

VD/Momenti kur Kryemadhi e<br />Mehmetaj sulmojnë deputetët<br /><br>
Situata e jashtëzakonshme që u krijua dy ditë më parë në Kuvend vijon të bëjë zhurmë dhe të ketë vëmendjen e plotë të opinionit publik. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka publikuar sot një video në ‘Faceook’, ku shihet momenti i përplasjes së deputetëve.

Në sfond shfaqen dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe kryetarja Monika Kryemadhi, duke vjedhur kartat e votimit të kolegëve të majtë. Në reagimin e tij, Balla shkruan se një situatë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe se i vjen keq për Kejdin për faktin se është vajzë.

“Kurrë më parë nuk kish ndodhur. Shikoni se si deputetet Kryemadhi dhe Mehmetaj sulmojnë deputetët dhe u marrin kartat e votimit. Më vjen keq për Keidin për faktin që është vajzë, për moshën që ka, edhe për reagimin e kolegut Çela. Por as deputetit dhe as qytetarit të thjeshtë të drejtën e votës nuk mund t’ia heqë askush”, shkruan Balla.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike