Kreu i Lidhjes Demokristiane Eduard Ndocaj është bërë pjesë e një videoje, ku ironizon kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të videos ironike me protagonist kreun e PBDKSH, është spoti elektoral i kreut të PS-së ku ai shfaqet si polic duke vënë gjoba.

Nëse Rama del si polic, Ndocaj shfaqet si kaubojs me pistoletë. Pjesë e këtij spoti është edhe aktori Ismet Drishti dhe në të nuk mungon ironia me kryeministrin Rama.

Ndocaj, ironizon Ramë për veshjen e tij dhe thotë se duhet të marrim lekët e gjobave për ti blerë kryeministrit pantallona se ngeli me tuta.