VD/ Kryemadhi: S'do lejojmë
parlamentin të shkelë Kushtetutën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga struktura e LRI- së me rastin e festave të fundvitit.

Përpara qindra të rinjve në fjalën e saj Kryemadhi u shpreh se donte të fliste si një nënë e tre fëmijëve dhe jo si një lidere partie, që nesër të mos lejojë kryeministrin Rama të shkatërrojë të ardhmen.

“Dua të them dy fjalë, jo si Monika, por si nëna e tre fëmijëve. Të gjithë ju që jeni këtu keni nga një nënë në shtëpi, e cila sakrifikon, punon për të ndihmuar familjet e tyre”, u shpreh ajo.

Kryemadhi shtoi se ditën e nesërme nuk do t’a lejojë për asnjë çast Parlamentin, i cili është mbushur me vota të blera nga krimi dhe trafiku i drogës për të shkelur kushtetutën.

Gjithashtu, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim ajo deklaroi se nuk do të lejohet zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

“Jemi shumë të qartë të mos e lejojmë nesër këtë proces në seancë”, u shpreh Kryemadhi.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve