VD/ Në pritje të vendimit, kuksianët pozojnë me pranga para kamerës në gjykatë

“11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!”.

Ka qenë ky komenti i deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili ka publikuar një video nga Gjykata e Apelit në Shkodër, ku shihen të prangosur 11 protestuesit e Kalimashit.

Këta të fundit kanë dalë sot para togave të zeza, ku kanë apeluar vendimin e shkallës së parë, për masën e arrestit me burg për ta.

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për veprat penale të shkatërrimit të pronës, si dhe të goditjes për shkak të detyrës dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë, lidhur me ngjarjet e dhunshme të ndodhura disa kohë më parë në pikën e kalimit të Kalimashit në aksin Kalimash-Milot, ku kabinat e mbledhjes së taksës u shkatërruan dhe dogjën plotësisht nga protestuesit e revoltuar që kundërshtonin vendosjen e tarifës prej 5 eurosh për të kaluar këtë aks.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 20/04/2018 13:47

    Salianj jam gadishmeri.Kur te thote Grida llapa ime me e forte se prangat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat