VD/Pacienti në rrezik jete, mjeku
bëhet hero me veprimin e tij

VD/Pacienti në rrezik jete, mjeku<br />bëhet hero me veprimin e tij<br>
Një video është bërë virale në media dhe në rrjete sociale ku, një mjek nga Bursa e Turqisë është kthyer në hero në të gjitha mediat e vendit. Akti i tij human është pasqyruar nga mediat si një akt prej heroi, duke marrë falenderime pafund për veprën e tij bujare.

Pasi një i plagosur me thikë mbërriti në spital, doktor Huseyin Yenice hipi mbi barelë duke i kryer këtij të fundit  menjëherë një masazh në  gjoks derisa ai shkoi në sallën e operacionit.
Përpjekjet e mjekut hero për të shpëtuar  jetën e pacientit u kapën nga kamera e sigurisë së spitalit dhe u ndanë në mediat vendase.

Doktor Huseyin Yenice, tha se: "Pacienti i mbijetoi rrezikut, pacienti erdhi në shërbimin e urgjencës në orën 10.20. Gjendja e përgjithshme ishte e keqe kur erdhi tek ne, kishte dy plagë me thikë në anën e poshtme të zemrës së pacientit. Donim që truri i pacientit dhe organet vitale të mbijetonin".

Më pas spitali Shtetëror i Shëndetit në Bursa falenderoi të gjithë ekipin dhe veçanërisht Doktor Yenice.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë