VD/ Papa spanjisht: Sporti na bën
të mësojmë çdo të thotë sakrificë

VD/ Papa spanjisht: Sporti na bën<br />të mësojmë çdo të thotë sakrificë
Në prag të finales së kampionatit të futbollit amerikan Super Bowl, Papa Francesko ka regjistruar një mesazh në gjuhën spanjolle, ku bën thirrje që evente të tilla të shërbejnë si sinjale për paqen në botë.
 
“Pjesëmarrja në aktivitete sportive na bën të shohim përtej vizionit tonë personal për jetën, dhe në mënyrë të shëndetshme na bën të mësojmë çdo të thotë sakrifica, dhe të jetuarit në respekt të rregullave. Super Bowl i këtij viti të shërbejë si sinjal paqeje, miqësie dhe solidariteti për botën”, thuhet në mesazhin e atit të shenjtë.
 
Kjo është hera e parë që një Papë dërgon një mesazh në finalen e Super Bowl.
 
Papa Francesko e regjistroi përshëndetjen e tij në spanjisht, që përveçse është gjuha e tij amtare, është edhe një ndër gjuhet më të folura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje