VD/ Paris, frikë nga terrorizmi
evakuohen pasagjerët e avionit 

VD/ Paris, frikë nga terrorizmi<br />evakuohen pasagjerët e avionit 
Një fluturim i British Airways me destinacion Londrën u mbajt në pistën e “Charles de Gaulle” në Paris të dielën në mëngjes, si pasojë e një kërcënimi për ndonjë sulm të mundshëm.

Avioni  duhej të nisej në orën 7:25 të mëngjesit dhe të fluturonte në aeroportin Heathrow të Londrës, kur pasagjerët u kërkuan të largoheshin.

Një adoleshent, pasagjer në bordin e avionit postoi fotografi dhe video për mediat sociale që tregonin udhëtarët duke u evakuar me automjete të policisë dhe zjarrfikëset.

"Për fluturimin British Airways, aktualisht është duke u mbajtur në pistë në Paris për shkak të kërcënimit të sigurisë, i rrethuar nga automjetet e policisë dhe zjarrfikëset", shkroi adoleshenti.

"Me sa duket një individ ka bërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për këtë avion. Të gjithë do të evakuohemi nga avioni dhe bagazhet po kontrollohen të gjitha".

Pas largimit nga avioni, Anderson shkroi në Twitter se të gjithë pasagjerët iu nënshtruan kontrolleve të shumëfishta të rregjistrimit me rreze X, ndërsa personeli i sigurisë kontrollonte zonën me qen që nuhasin lëndët shpërthyuese. 

Anderson i tha CNN se nuk kishin përditësime të reja nga zyrtarët dhe pasagjerët po rihipin në avion.

"Kështu që unë mendoj se ishte një alarm i rremë", shtoi ai.

Në një deklaratë, British Airways tha se fluturimi ishte gati për fluturim së shpejti, por nuk tregoi kohën që do ngrihej në fluturim.  

"Siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhit është gjithmonë prioriteti ynë kryesor," deklaroi zyrtari i British Airways.

"Kontrollet shtesë të sigurisë janë duke u bërë si një masë paraprake. Ne kurrë nuk do të operonim një fluturim nëse nuk është e sigurt për ta bërë këtë", shprehet ai Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza