UASHINGTON - Banda e mrekullueshme e muzikantëve nga Nashville “Pelican 212” e cila në 28 Qershor 2016 performoi tek “Reja” në Tiranë, ishte edhe banda e zgjedhur që performoi në “Freedom Ball” (Ballon e lirisë) të Presidentit të 45-të të SHBA Donald Trump gjatë ballove të përurimit në 20 janar 2017, pas ceremonisë së inaugurimit.
Një koncert unik në llojin e vet u soll verën e kaluar nga “Pelican 212” tek 'Reja' pranë Galerisë së Arteve, mundësuar nga Ambasada Amerikane dhe Bashkia e Tiranës.
“Pelican 212” i përbërë nga 9 pjesëtarë të një familje: Katie, Angelle, Marie, binjakët 11-vjeçar Max dhe Kolbe, Giovanni dhe më motra e tyre më e vogël Mollie 9 vjeçe, tërhoqën vemendjen e qytetarëve të Tiranës të cilët kënduan e kërcyen bashkë me ta. Banda në korrik 2016 performoi edhe në qytetin e Shkodrës dhe në Pallatin e Brigadave me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Banda e talentuar u përzgjodh nga Komiteti i Inaugurimit dhe performoi në dy nga tre ballot e përurimit të Presidentit Trump.
/Shqiptarja.com

që performoi në ballon e Trump">