Frikë dhe panik në një avion pasagjerësh në qytetin Jauja në qendër të Perusë, pasi një avion pasagjerësh mori flakë ndërsa po ndalonte në aeroport.

Në bordin e avionit ndodheshin 141 persona por fatmirësisht ata u evakuan në kohë.

Dëshmitarët tregojnë se Boing 737 i cili u nis nga Lima doli jashtë pistës pa asnjë shkak.

Zjarri nis në kohën kur krahët e avionit prekën tokën. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Por pamjet e transmetuara kur avioni merr flakë bën xhiron e botës.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com