MAMINAS - Report Tv siguron i pari pamjet nga afër kamionit të 613 kg kokainë te magazina e “Arbri-Garden” në Maminas, ku një ditë më parë u gjet sasia rekord e drogës. Ngarkesa mbërriti nga Kolumbia me një kontenier bashkë me paletat e bananeve, të porositura nga kompania me pronar Arbër Çekajn, i shpallur në kërkim nga policia.

Në video duket kamioni pranë kapanonit të kompanisë me dyer të hapura, brenda të cilit ndodhej kontenieri me drogë i mbërritur nga Amerika Latina.

Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se kamioni ruhet nga forca të shumta policie dhe i rrethuar me shiritë. Ndërsa grupi hetimor po punon për gjetjen e gjurmëve të gishtave dhe provave të tjera të cilat mund të hedhin dritë mbi persona të tjerë që kanë lidhje me ngarkesën e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Maminas të Durrësit. 

 

 

 

 

 

kamioni 613 kg heroine arbi garden
(Kamioni në magazinën e "Arbri-Garden" në Maminas)

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com