VD/ Putin paraqet “lodrën” e tij të re,
tanku-robot shemb ndërtesën me 1 raketë

VD/ Putin paraqet “lodrën” e tij të re,<br />tanku-robot shemb ndërtesën me 1 raketë<br>
Ushtria ruse ka publikuar një video e një prej krijesave të reja të armatimit të saj të rëndë, në përpjekjet e saj për ta forcuar arsenalin ushtarak të vendit.

Gjigandi i armave Kalashnikov shfaqi një video mbresëlënëse ku shihet një tank-robot që rrëzon një ndërtesë me një raketë dhe teksa sulmon një bazë e shoqëruar nga një grup ushtarësh.

Video, që mendohet se ëhstë bërë në një bazë ushtarake në rajonin e Moskës, e tregon tankun e fuqishëm teksa thyen muret me një raketë të fuqishme.

Tanku, që ka përmasat e një veture të vogël, raportohet se ëhstë i aftë të patrullojë dhe të hyjë në terrene të vështira, si dhe të kryejë detyra mbikëqyrjeje.

Thuhet gjithashtu se është në gjendje t’u bëjë ballë minave dhe të garantojë mbulim me armatime zjarri për trupat këmbësore.

[gallery]25750[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë