VD/Qytetari surprizon Lu dhe 
Kryemadhin: Rama kampion!

VD/Qytetari surprizon Lu dhe <br />Kryemadhin: Rama kampion!<br>
Një qytetar ka surprizuar ambasadorin amerikan Donald Lu dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, pas takimit që ata patën këtë të mërkurë. Lu vizitoi selinë e PD dhe LSI, dy ditë pas protestës dhe incidenteve në sallën e Kuvendit kur u zgjodh Kryeprokurorja. 

E veçanta e takimit me Kryemadhin ishte momenti kur Lu po zbriste shkallët i shoqëuar nga kryetarja e LSI. Një qytetar i afrohet ambasadorit amerikan dhe pasi i jep dorën thërret "Edi Rama është kampion, Amerika është nëna jonë " dhe ngre dy gishtat, simbolin i demokratëve, ndërsa vetë ambasadorit i drejtohet "je i madh, je njësh". Nga ana e tij ambasadori Lu ve buzën në gaz dhe pasi e përshëndet qytetarin largohet me eskortën e tij. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike