Sipas Ramës falë investimeve dhe reformës në energji që nga periudha e festave të fundivitit deri më sot është regjistruar volumi më i ulët i ndërprerjes së dritave në 25 vitet e fundit.
“Pavarësisht temperaturave të rëna në minimume historike, periudha nga festat e fundvitit e deri më sot, regjistron volumin më të ulët të ndërprerjes së dritave në 25 vitet e fundit👍 Kjo falë investimeve të kryera në një pjesë të vendit si rezultat i reformës në energji dhe punës heroike të punonjësve të OSHEE-së, në gjithë ato zona ku rrjeti i amortizuar i kohës së elektrifikimit, ku ende s'janë shtrirë investimet e reja, siç e tregon edhe ky filmim nga një zonë shumë e thellë malore👍👍👍👍👍”, ka shkruar Rama në përshkrimin e videos.