Luftëtarët rebelë në Siri kanë rrëzuar një avion rus. Një video e momenteve dramatike shfaq mjetin fluturues Sukhoi 25 duke humbur kuotë dhe duke nxjerrë tym në qiell pasi u qëllua në veri-perëndim të provincës së Idlib-it.
/Shqiptarja.com
Një tjetër video i shfaq rebelët duke festuar teksa mbetjet e avionit digjen në tokë, duke nxjerrë një shtëllungë të madhe tymi të zi në ajër.
Piloti arriti të hidhej me parashutë dhe të binte në tokë përpara se të kapej. Por më pas rebelët e vranë dhe publikuan pamje tepër të rënda të kufomës së tij nëpër rrjetet sociale.
[gallery]25476[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO










