Policia e Tiranës ka publikuar videon e autorëve që
dhunuan gazetarin Elvin Fundo disa ditë më parë pranë Stacionit të Trenit në Tiranë.
Në pamje duken dy persona teksa largohen me vrap pasi kanë goditur gazetarin. Edhe pse me kapuç në kokë, një prej dhunuesve duket qartë në fytyrë, çka mund të lehtësojë identifikimin e tij, pas bërjes publike të këtyre pamjeve.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për zbulimin e identifikimit të të autorëve.
Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit njofton se ofron 500 mijë lekë për informacion të vlefshëm që do të ndihmojë për identifikimin e autorëve, duke kontaktuar në numrin e emergjencave 112 ose numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134.
Gazetari dhe drejtuesi i portalit CityNews u dhunua barbarisht një javë më parë nga dy persona.
Ai u qëllua me sende të forta në fytyrë dhe trup, duke i shkaktuar plagë të rënda. Në një reagim të tij nga spitali, Elvi Fundo
deklaroi për Report Tv se dhuna ndaj tij nuk ishte sulm politik, por për shkak të disa shkrimeve të tij te CityNews për lidhjet e krimit dhe drogës me disa pronarë mediash në vend.
[gallery]21502[/gallery]
Njoftimi i policisë:"Policia e Tiranes fton qytetaret te ndihmojne për identifikimin e dy autoreve te dyshuar qe shfaqen ne pamjet qe po publikojme, të cilët ne datë 8 mars 2017, rreth orës 10:30, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë stacionit të autobuzave, kanë goditur me mjete të forta gazetarin E. F., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit ofron 500 mijë lekë për informacion të vlefshëm që do të ndihmojë për identifikimin e autorëve, duke kontaktuar në numrin e emergjencave 112 ose numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134.
Policia e Tiranës siguron ruajtjen e konfidencialitetit".Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12