VD/Rusia 'frikë' nga përballja SHBA
-Kore, dërgon forcat në kufi

VD/Rusia 'frikë' nga përballja SHBA<br />-Kore, dërgon forcat në kufi
Në arenën ndërkombëtare jehojnë vetëm zëra luftërash ndërsa retorika dhe aksionet duket se nuk i qetësojnë aspak 'gjakrat'.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin po dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin e Rusisë me Korenë e Veriut , pasi frikësohet se SHBA po përgatit një sulm ndaj Kim Jong-un, të paktën kështu raporton britanikja 'Daily Mail'.

Shefi i Kremlinit shkruan e përditshmja i frikësohet luftës dhe një eksodi të madh refugjatësh nga Koreja e Veriut.

Në videot e publikuara duket një numër i madh tankesh dhe mjetesh të rënda ushtarake që drejtohen drej kufirit.

Aksioni vjen vetëm pak ditë pasi Kina dërgoi rreth 150000 ushtarë në pjesën jugore të kufirit. Ata frikësohen po ashtu se nëse shpërthen lufta shumë koreanoveriorë mund të drejtohen drejt shtetit kinez.
 
 Në fakt shumë analistë dhe specialist e lidhin këtë situatë me gjendjen e tensionuar në të cilën ndodhet gadishulli Korean.

“Një lëvizje e tillë është ndërmarrë në mënyrë që ne të jemi të përgatitur dhe të marrim masa nëse situata përshkallëzohet. Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut thyen paqen në rajon dhe për këtë arsye duhet shumë kujdes” shprehet një zyrtar rus.

Kujtojmë se tensionet mes Washingtonit dhe Penianit janë përshkallëzuar ndërsa të dyja shtetet nuk e ndalin retorikën e luftës mes tyre duke u shprehur se janë të gatshme të përplasen me njëra-tjetrën. Peniani pavarisht kundërshtive është i vendosur të vijojë me testet balistike.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris