VD/Shënoi supergol, Lenjani
zgjidhet në formacionin e javës

VD/Shënoi supergol, Lenjani<br />zgjidhet në formacionin e javës<br>
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, pasi shënoi një super gol ndaj Tunit në kampionatin zviceran, është shpërblyer duke u përzgjedhur në ekipin më të mirë të javës.

Lenjani ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Sionit 7-2 ndaj Tunit.
Ai ka arritur të shënojë golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 47-të.
Goli i Lenjanit ishte padyshim më i miri i javës në kampionatin zviceran, pasi goditi nga një pozicion tejet i vështirë.

Përveç golit të shënuar, Ermiri asistoi edhe në dy golat tjerë të skuadrës së tij duke qenë futbollisti i ndeshjes.
Kështu, ka ai ka hyrë në formacionin e javës dhe kjo nuk është hera e parë.

 

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament