VD/ SHBA, “Irma” prek Karaibet
shpallet gjendja e emergjencës

VD/ SHBA, “Irma” prek Karaibet<br />shpallet gjendja e emergjencës
Uragani “Irma” ka fituar fuqi, teksa bëhet gati të godasë ishujt e Karaibeve dhe shtetin e Floridas.
 
Shpejtësia e erërave arrijnë deri në 220 km/h dhe është cilësuar si uragan i kategorisë së pestë nga Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara.
 
Parashikohet që “Irma” të kalojë gjatë ditës në ishujt Liuord, duke shkaktuar erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.
 
Uragani pritet që të shkaktojë dëme të mëdha materiale, ndërkohë që banorët e Teksasit dhe Luizianës janë ende duke vuajtur pasojat e uraganit “Harvey”, i cili u përplas në këto shtete në kategorinë 4, duke shkaktuar dëme të mëdha .
 
Gjithsesi , autoritetet nuk kanë deklaruar ende se cili është itinerari që do të ndjekë “Irma” dhe deri ku do të godasë.
 
Uragani është parashikuar të arrijë ishujt Liuord në lindje të Porto Rikos pasditen e ditës së sotme.

Guvernatori Ricardo Rossello, njoftoi se strehat e emergjencës mund të mbajnë deri në 62 mijë njerëz dhe shtoi se nga e marta shkollat janë mbyllur.
 
Parashikohet që shirat që do të sjellë të arrijnë deri në 25 cm në disa zona veriore, ndërsa niveli i ujit pritet të rritet deri në 3 metra mbi normalen.
 
Gjendjen e jashtëzakonshme e ka shpallur edhe porti i Porto Riko-s, i cili ka angazhuar edhe Gardën Kombëtare.  
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit