VD/SHBA,studenti hap zjarr në
shkollë,17 viktima,50 të plagosurTrump:E tmerrshme,ngushëllime familjarëve

VD/SHBA,studenti hap zjarr në<br />shkollë,17 viktima,50 të plagosurTrump:E tmerrshme,ngushëllime familjarëve<br /><br>
Sherifi i Broward County në Florida të SHBA-ve ka raportuar për të shtëna me armë në një gjimnaz në Parkland të Florida. Sipas medias të lidhur me CNN, WSVN, raportohet se dy persona kanë vdekur.

Të shtënat në Shkollën e Lartë Marjory Stoneman Douglas kanë shkaktuar të paktën 17 të vdekur dhe 50 të plagosur.

Dëshmitarët tregojnë se janë dëgjuar disa të shtëna të armëve dhe ishin parë njerëz të shumtë të cilët dilnin nga ndërtesat, në vendngjarje mes viktimave është dhe një mesuese, e cila ka humbur jetën duke mbrojur me trupin e saj një prej nxënësve.

Sipas autoriteteve personi që ka hapur zjarr është një ish-student i kësaj shkolle, autori është Nicolas Cruz 19 vjeç, i cili mbante veshur një maskë të zezë kundra gazi.

Pas tentativës për arratisje i riu ka përfunduar në duart e policisë. Nuk dihen ende shkaqet që çuan të riun drejt një akti të tillë.

Pamjet ajrore nga WSVN treguan një numër njerëzish të shtrirë në tokë jashtë shkollës të cilët u dërguan menjëherë në spital për shkak të plagëve të marra.

Nxënësit u evakuuan nga shkolla, ndërsa një studente 18 vjeçare tregon makthin që ka përjetuar.

"Kam dëgjuar shumë të shtëna armësh. Ata ishin shumë afër," tha vajza.

Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa policia po heton shkaqet e kësaj ngjarje.

s.k/A.D/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë