Pesë punëtorë u plagosën në rrëzimin e manastirit antik të San Paolo Maggiore. Punonjësit janë nxjerrë gjallë nga rrenojat e e një ish-manastiri që është shembur në qëndrën antike të Napolit, në rrugën “Tribunali”.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ku punonjësit po punonin për rikonstruksionin e kishës së San Paolo Maggiore.
Fatmirësisht raportohet që të lënduarit janë nxjerrë nga rrënojat dhe nuk ka viktima. Policia dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.