VD/Si u arrestua i dashuri i
Viola Spiros,bos droge në Itali

VD/Si u arrestua i dashuri i<br />Viola Spiros,bos droge në Itali<br /><br>
Një operacion i madh antidrogë i kryer pak ditë më parë nga policia italiane dhe ajo holandeze ka çuar në pranga disa persona, mes të cilëve edhe shqiptarë. Organizata kriminale trafikonte drogë nga Holanda në Itali, ndërsa ajo që ka tërhequr jo pak vëmendje është shqiptari i arrestuar.

Bëhet fjalë për të dashurin e gazetares shqiptare, Viola Spiro, Valentin Selaj. Gazeta italiane në versionin print ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën seksi, Viola Spiro. Në versionin online, gazeta nuk jep shumë detaje, por në shkrimin në print thekson se Valentin Selaj kishte rol të rëndësishëm në grup, pasi ishte pikërisht kreu i bandës, pra personi që sillte kokainë nga Amerika në Firenze përmes Holandës.

Operacioni u zhvillua më 17 nëntor në Firenze, Amsterdam dhe Roterdam, ku u arrestuan shtatë persona, 6 prej të cilëve shqiptarë dhe një polake, të cilët akuzohen si përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge. 

viola spiro

valentin selaj

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës