Një video tepër e rëndë është bërë në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri ku një burrë tepër i tronditur mban mes krahëve trupin e një fëmije të pajetë teksa civilët vazhdojnë të maskarohen nga regjimi brutal i diktatorit Bashar al-Aassad.
Burri në lotë shihet teksa mban kufomën e fëmijës në lindje të Ghoutas, pranë kryeqytetit Damask, qytezë e cila është përshkruar së fundmi nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres si “ferri në tokë”.
OKB-ja, vetëm sot ka arritur të vendosë një armë-pushim 30 ditor në Siri për të shmangur masakrat e mëtejshme në Ghoutan lindore, zona më e madhe e zotëruar nga rebelët pranë Damaskut, ku 400.000 njerëz kanë qenën nën rrethim që prej 2013-s.
Video dramatike në zonën rebele në Ghouta të Sirisë
s.k/Shqiptarja.com