VD-Skandal, lojtarët e Këlcyrës
dhunojnë barbarisht arbitrin

VD-Skandal, lojtarët e Këlcyrës<br />dhunojnë barbarisht arbitrin<br>
REPORT TV siguron pamjet ekskluzive të dhunimit të arbitrit të ndeshjes Përmeti-Këlcyra, zhvilluar ditën e sotme. Gjyqtari Alvi Paco nga Fieri për shkak të akordimit të një penalltie në favor të skuadrës së Përmetit në minutën e 82 (kur rezultati ishte 0-0) është dhunuar duke u goditur me shqelma dhe grushte nga lojtarët dhe stafi drejtues i ekipit të Këlcyrës.

Miqtë akuzuan arbitrin se kishte marrë ryshfet për t’i dhënë fitoren ekipit të Përmetit në minutat e fundit. Ndeshja u ndërpre, ndërsa në fushë ndërhynë forcat e policisë. Pamjet nga Kategoria e Dytë dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit shqiptar, pasi vrapimi i gjyqtarit në fushë për të shpëtuar nga shqelmat dhe grushtet e lojtarëve dhe stafit të Këlcyrës na rikthen shumë vite pas. Gjyqtari ka disa hematoma në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit nga dhuna fizike që ushtruan lojtarët e Këlcyrës. 

Pas ndeshjes gjyqtari Alvi Paco ka denoncuar në polici rastin, ndërsa janë shoqëruar trajneri i Këlcyrës dhe 5 lojtarë për dhunën. Trajneri i Këlcyrës, Robert Spahiu, në një prononcim për “Report Tv” është shprehur se gjyqtari i ka denoncuar për të mbyllur ryshfetin që ka marrë për të përcaktuar ndeshjen. “Gjyqtari i takimit ka marrë ryshfet dhe për ta mbuluar ka bërë denoncimin në polici.

Me djersën tonë ai nuk tallet dot”, ka deklaruar Spahiu. Aktualisht lojtarët dhe trajneri po mbahen në komisariat deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Atje ndodhet edhe vëzhguesi i FSHF-së. Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë reagimin zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të dënuar atë që ndodhi sot në qytetin e Përmetit. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal