Kur ndjek një lojë tenisi në shkallët e stadiumit ka gjithmonë qetësi, por jo në këtë lojë.  Një spektator ka vendosur ta prishë qetësinë në mënyrëm më të çuditshme.

Frances Tiafoe dhe Mitchell Krueger e ndërprenë duelin e tyre të tenisit pasi nga tribuna ku ulen spektatorët nisën të dëgjoheshin zëra të një episodi seksi.
 
Më vonë e kuptuan se njëri prej spektatorëve po shikonte filma pornografike në telefon dhe kishte harruar t’i ndalte zërin, duke u kthyer kështu vetë në protagonist i lojës.

Lojtarët qeshën, u vunë në siklet dhe nisën lojën kur episodi ndali.

(d.b/Shqiptarja.com)