VD/ Sulmi në Barcelonë i lidhur me
shpërthimin e një shtëpie në Alcana

VD/ Sulmi në Barcelonë i lidhur me<br />shpërthimin e një shtëpie në Alcana
Policia raporton se shpërthimi në jug të Barcelonës në mbrëmjen e së mërkurës, që shkatërroi plotësisht një shtëpi të mbushur me rreth 20 bombola gazi propa dhe butan, ku mbeti i vrarë një person është i lidhur me sulmin terrorist në Barcelonë. 

Sulmi terrorist në Barcelonë lidhet me një shpërthim që vrau të paktën një person në Alcanar të Katalonjës rreth 200 km milje në jug të Barcelonës, raportojnë autoritetet spanjolle.

Një shpërthim i dytë ndodhi pasi shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, duke plagosur gjashtë oficerë policie dhe dy zjarrfikës, ndërsa ata po kërkonin mes rrënojave.

Një burim i policisë tha se besohet se banorët në shtëpi po përgatitnin mjete shpërthyese duke përdorur cilindra  gazi.

Gjithashtu zyrtarët thonë se është e mundur që një person i dytë të ketë vdekur pasi hetuesit ende po gjejnë mbetje njerëzore.

Fqinjët thanë se dy vëllezër afrikano-veriorë kishin marrë me qera shtëpinë.

Kreu i policisë rajonale, Josep Lluis Trapero shprehet se “dyshon se dy incidentet ishin të lidhura dhe se njerëzit në atë shtëpi duhej të ishin duke përgatitur një pajisje shpërthyese".
 
"Duket se ka pasur një grumbull gazi që gjeneroi shpërthimin", shtoi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt