Vetëm dy ditë pas sulmit terrorist në gardhin e Parlamentit britanik, mediat vendase kanë publikuar video nga momenti i evakuimit të kryeministres Theresa May.
 
Siç shihet nga pamjet, kreu i “Downing Street” është shumë e frikësuar dhe nën terror aq sa ngatërron rrugën duke mos shkuar tek makina që po e priste.
 
Në video dëgjohen edhe të shtënat me armë, pasi policët hapën zjarr duke vrarë autorin Khalid Masood, i cili vrau me thikë një oficer policie dhe tentoi të hynte në godinën e parlamentit.
 
Por publikimi i një videoje të tillë ka ngritur shqetësime në lidhje me përgjimin nga ekipi i sigurisë së shefes së qeverisë, pasi filmimet janë bërë nga godina e parlamentit.
 
Nga sulmi terrorist mbetën të vrarë 5 persona, së bashku me autorin dhe të plagosur rreth 35 të tjerë.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)