Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka publikuar një video të rëndë të anëtarit të një bande i cili po mbrohej në gjykatë për një çëshytje trafiku droge dhe që u përpoq të sulmonte një dëshmitar me stilolaps, duke detyruar një marshalle që ta qëllonte atë për vdekje.

Pamjet dramatike shfaqin momentin kur Siale Angilau, një anëtar i bandës Tongan Crips, u ngrit, rrëmbeu një stilolaps dhe vrapoi drejt dëshmitarit duke u hedhur me trup drejt tij.

Dëshmitari, anëtari i një tjetër bande i cili ishte i prangosur dhe i ulur, arriti të largohet drejt një qosheje të sallës së gjyqit dhe iu shmang 25-vjeçarit pa pësuar lëndime.

Në atë pikë në video shihet që një zv.marshallja amerikane, e cila u identifikua në sallën e gjyqit si Jane Doe, e nxorri me shpejtësi armën e saj nga brezi dhe qëlloi menjëherë katër herë ndaj at Angilau.

'Hidhe stilolapsin, hidhe stilolapsin nga dora” – dëgjohet që ulëret një polic tjetër ndaj agresorit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, por video ëhstë publikuar vetëm tani, pasi familja e viktimës e ka paditur penalisht policen për përdorim të tepruar të forcës, pasi sipas tyre viktima u largua dhe nuk rrezikohej nga veprimi i tij, ndaj nuk ishte e nevojshme që të vritej.

Video e momentit të sulmit me pasoja fatale

s.k/Shqiptarja.com