Një tërmet i fortë rreth 7.1 ballë ka tronditur sonte kryeqytetin e Meksikës,Meksiko.Mediat lokale raportojnë se shumë njerëz të frikësuar kanë dalë në rrugët e qytetit. Në qytetin e Meksikos jetojnë rreth 20 milionë njerëz.Dëshmitarët rrëfejnë se kanë dëgjuar kërcitjet dhe plasaritjet e ndërtesave. VIDEO Fotogaleri 1 Fotogaleri 2
Një tërmet i fortë ka goditur Meksikën qendrore, duke shkaktuar mbi 248 njerëz dhe duke rrënuar dhjetra ndërtesa në kryeqytetin, Mexico City i cili është tashmë i gjunëzuar para katastrofës natyrore.
Forcat e shpëtimit po kërkojnë nëse mund të ketë të mbijetuar nën rrënoja teksa zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të jetë dramatik deri në 1 mijë.
Tërmeti 7.1 magnitudë shkaktoi dëme katastrofike në shtetet Morelos dhe Puebla ndërsa qytetarë të shumtë të mbërthyer nga paniku dolën në rrugë.
Aktualisht rreth 4 milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike duke shkaktuar kaos në shumë pjesë të qytetit.
[gallery]23954[/gallery] Tragjedi në shkollë, 20 fëmijë të vdekur
Shkatërrimi i një shkolle, nga sa pohoi vetë presidenti Enrique Pena Nieto, i ka marrë jetën 20 fëmijëve, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
“Është një shkollë në jug të qytetit, një shkollë private, pjesa më e madhe e së cilës është rrënuar sërish. Për fat të keq, kanë humbur jetën fëmijë të vegjël që nga klasa e parë e shkollës fillore. 22 trupa janë gjetur deri tani atje, dy janë të rritur. Me dhjetëra fëmijë nuk gjenden ende. Ekipet e emergjencës janë angazhuar maksimalisht në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Në atë zonë janë zhvendosur më shumë se 500 persona, ushtarë e marinsë”, tha Presidenti i vendit.
[gallery]23947[/gallery] Epiqendra e tërmetit të fundit ishte pranë Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km.
Goditja katastrofike erdhi pikërisht teksa qytetarët perkujtonin tërmetin e vitit 1985 dhe tërmetin që goditi në fillim të muajt vendin duke lënë me qindra viktima.
Presidenti i Meksikës Nieto menjëherë u kthye në kryeqytet duke kërkuar mbledhjen urgjente te Komitetit te Shërbimeve.
Presidenti Trump ishte ndër të parët lider që menjëherë shpreu ngushëllimet për jetët e humbura.