Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tetovë, ku një grua dhe katër fëmijët e saj janë djegur nga zjarri, që ka përfshirë banesën e tyre. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:20, në rrugën 'Goce Delleve', ku nëna dhe fëmijët e vegjël po flinin. 

Zjarri ka rënë në shtëpinë e shtetasit Sulejman Zulbehari, i lindur në vitin 1940, ku fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër. Sipas pronarit, i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij, Fatimja, dhe katër fëmijët e saj.

Zjarri është vënë nën kontroll nga ana e zjarrfikësve. Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.