Mendonit se nuk do të ishin asnjëherë bashkë?
Por këtë herë ata janë ndryshe, dhe nuk bisedojnë aspak por vetëm kërcejnë.

Presidenti i SHBA Donald Trump,  presidenti i RusisëVladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong –un janë së bashku dhe kërcejnë duke veshur bluza me simbole të shpërthimeve atomike dhe me tuta të tipit rrep.

Mos u çudisni nëse i shihni në rrugë.

Sikur cdo gjë të ishte kaq e lehtë!

Ata me të vërtetë janë bashkë, por janë maskat e tyre të cilat mbahen nga tri persona në Kaliforni.

Kjo është mënyra më e mirë për të vënë në lojë liderat të cilët kanë në dorë shumë jetë njerëzish.

Kjo video të bën të qeshësh e për këtë arsye është përhapur edhe në rrjetet sociale.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com