Zbatica e detit Adriatik në Velipojë ka bërë që uji të mberrijë deri në pedonalen e zonës bregdetare dhe ta përmbysë atë.
/Shqiptarja.com
Nga përllogaritjet paraprake, dëmet janë të konsiderueshme.
Nëse moti i keq dhe me dallgë vazhdon, rrezikohen gjithashtu disa njësi tregtare në afërsi të pedonales.
Një fenomen i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur në zonë, të paktën në 25 vitet e fundit.
s.k/Shqiptarja.com












