Këtë herë nuk flitet për ndonjë takim apo ndonjë vendim i Presidentit, por për një situatë mjaft të sikletshme ku ai u gjend.
Trump ishte në një vizitë në Poloni së bashku me Zonjën e Parë Melanie Trump, ku u prit nga homologu Andrzej Duda dhe bashkëshortja e tij Agata Kornhauser-Duda.
Në momentin e takimit mes dy krerëve të shteteve dhe bashkëshorteve të tyre,Trump ka zgjatur dorën drejt Zonjës së Parë të Polonisë por ka marrë refuzimin e saj.
Ajo ka injoruar dhënien e dorës Trumpit, që në fakt duket se ajo nuk e pa që ky ia zgjati, dhe është drejtuar drejt Melanie për ta takuar. Një moment ky i sikletshëm për Trump.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com