TIRANE - Mjekët shqiptarë dhe ata irlandezë do të jenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për vdekjen e 11-vjeçarit, Denis Almadhi, i cili humbi jetën gjatë një operacioni në kapakët e syrit në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza".
Sipas të dhënave, prokuroria ka marrë nën hetim mjekët, pasi dyshohet se kanë gabuar në trajtimin mjekësor të 11- vjecarit. Sipas organit të akuzës stafi mjekësor do të duhej të kishte siguruar medikamentin dantrolen dhe më pas të vijonin operimin e 11-vjecarit Almadhi. Kjo sipas prokurorisë nuk është bërë ndërsa mungesa e dantrolenit ka bërë që 11 vjecari të preket nga hipertermia malinje e cila i mori jetën.
Edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga vdekja e Denis Almadhi pak ditë më parë doli në dritë ekspertiza e dytë mjeko-ligjore. Sipas kësaj ekspertize shkak për vdekjen e 11-vjeçarit, ka qenë mungesa e mjekimit me dantroleni, i cili shërben për trajtimin e hipertermisë malinje.
Marrë nga "Shekulli"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com