Detaje të reja mësohen për një nga ngjarjet kriminale të ndodhura në Mamurras, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Adriel Sala. Sherri fillimisht ka nisur mes baballarëve. I ati i Adrielit është konfliktuar me babain e autorit. Në konflikt e sipër, autori A.XH., 15 vjeç ka marrë thikën dhe i ka qëlluar at e bir. Adriel Sala nuk ka mundur t’í mbijetojë plagëve ndërsa i ati i tij ka mbetur i plagosur.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se në pranga ka rënë edhe i ati i agresorit Xhevdet Xhecuka. Kjo pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur municione.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 20:34, në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.
Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.