Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar përmes një statusi në rrjetin social Facebook që autoritete përgjegjëse të zbardhin ngjarjen ku humbi jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj.

Basha kërkon drejtësi për vdekjen e 17 vjeçarit dhe kërkon gjithashtu që ligji të veprojë me ashpërsinë maksimale mbi këdo që përpiqet të fshehë përgjegjësitë.

Kreu i opozitës, Basha ka vizituar sot familjen e 17-vjeçarit dhe ka përcjellur fjalët e tyre të cilët kërkojnë drejtësi për vdekjen e djalit të tyre. 

Ky është statusi i plotë i Bashës në Facebook:

Ndonese vetem 17 vjec Arditi kishte vendosur te perballej vete me veshtiresit e jetes. Nuk donte tu behej barre prinderve ne veshtiresi ekonomike por kish zgjedhur te ishte ne krah te tyre e ti ndihmonte sado pak per te perballuar veshtiresite e jetes. Kishte shfrytezuar te vetmen mundesi per pune, ndonese ne kushte shume te veshtira dhe gjate gjithe nates punonte ne landfillin e Sharres. Me te ardhurat do te blinte librat e shkolles per vete dhe per te motren. Arditi donte te behej hidraulik.Por endrra e tij u pre ne mes.
Ne familjen e Arditi dhimbja eshte e paperballueshme. E madhe eshte dhimbja qe ndjen cdokush e te veten e ndjejne dhimbjen te gjithe ata qe ashtu si Arditi vendosin te punojne e te perballojne vete jeten e ti behen krah familjes.
Babai dhe e ema e Arditit jane te rrenuar nga vdekja e tij. Ata me thane sot kur me priten ne shtepine e tyre plot halle e dhimbje se mbi te gjitha duan drejtesi. 
Cfare ka ndodhur naten e 6 gushtit ne landfillin e Sharres. Kjo duhet zbardhur me cdo kusht. Por nje gje eshte dhe duhet te jete e qarte per keto qe ka pergjegjesi per zbardhjen e kesaj ngjarje Drejtesi duhet te kete dhe Drejtesi do te kete. 
Dua sot tu bej thirrje autoriteve pergjegjese te zbardhin me prioritet kete ngjarje te rende e forca e ligjit te veproje me ashpersine maksimale mbi kedo qe po perpiqet te fshehe pergjegjesite. 
Vetem ne kete menyre do te lehtesohej sadopak dhimbja e pakufi e prinderve dhe familjareve te Arditit. 
Arditi eshte kembana e alarmit qe bie per te gjithe ne qe kemi pergjegjesi sot dhe neser, per te qene prane ketyre familjeve ne nevoja ekstreme e mbi te gjitha prane te rinjve qe duan te mesojne e punojne per te qene si bashkmoshataret e tyre. 
U prehsh ne paqe Ardit. Por paqe nuk do te gjejme sa te behet drejtesi per ty.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com