Prokuroria e Vlorës do t’i kërkojë gjykatës të vendosë masën “arrest me burg” për tre persona të arrestuar pas aksidentit në aksin Ujë i Ftohtë-Skelë, në të cilin humbi jetën 17-vjeçari Kristo Panajoti dhe u plagos drejtuesi i mjetit.
Nga njëra anë prokuroria dyshon se dy inxhinierët e firmës, Tomorr Cena dhe Ilirian Tahmazi, kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke qenë se gjatë punimeve të firmës “Xh&m”, e nënkontraktuar nga një firmë greke, nuk kishin vendosur tabela paralajmëruese për përdoruesit e rrugës.
Të pyetur nga prokurorja e çështjes, përgjegjësi i sigurimit teknik dhe inxhinieri zbatues i projektit kanë deklaruar se në këtë aks kishte tabela.
Por kjo dëshmi shihet si e dyshimtë nga akuza, përsa kohë që, nga verifikimi në vendngjarje, është konstatuar se tabelat janë vendosur një ditë pas aksidentit tragjik.
Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ekspertët të inspektojnë sërish, jo vetëm vendngjarjen, por të gjithë aksin ku kryhen punimet e Lungomares, për të konfirmuar nëse është i siguruar ky perimeter, jo vetëm për automjetet që qarkullojnë aty, por edhe për kalimtarët.
Në funksion të hetimeve, prokuroria ka edhe dëshminë e shoferit Petraq Beja, i cili po kurohet në spital nën arrest për shkelje të rregullave të qarkullimit. Beja insiston se shkak i aksidentit është bërë një gropë në mes të rrugës, për praninë e së cilës nuk ishte paralajmëruar me tabela. Por, siç edhe ai e ka pranuar, edhe sipas prokurorisë mjeti që ai po drejtonte ishte me shpejtësi tej normave të lejuara në një aks në punim e sipër.
Ndërkohë, tri ditë pas aksidentit të rëndë në Vlorë, firma që po kryen punimet për ndërtimin e Lungomares ka marrë masa, duke vendosur sinjalistikën e nevojshme. Po ashtu, firma ka devijuar trafikun, duke mos lënë asnjë mjet të kalojë drejt “gropës së vdekjes”, ku humbi jetën 17-vjeçari Kristo Panajoti, ndërsa shoku i tij Petraq Beja që drejtonte automjetin BMW X6 pritet të dalë para gjykatës ditën e martë me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Në orët e vona të së dielës policia e qytetit bregdetar njofoi edhe ndalimin e 2 punonjësve të firmës që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i ftohtë: Ilirian Tahmazi, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë inxhinier zbatues i Projektit, që akuzohen për shkelje të rregullave dhe mbrojtjes në punë. Ndërkohë për ekspertin e sigurisë rrugore Fatmir Hasho, situata e sinjalistikës në akset ku kryhen punime është në gjendje alarmante.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com