Bashkia e Tiranës i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, lidhur me vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bashkia e Tiranës e quan të turpshme përdorimin politik të vdekjes së të riut nga PD.
"Por, si në çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për përdorim e kapital politik. Kjo është e shëmtuar, vulgare dhe aspak shqiptare, si normë e si kod moral. Nëse për landfillin që Partia Demokratike e la të degjeneronte në 4 vjet, është gjetur një zgjidhje e do nisë puna, për landfillin politik të përdorimit të vdekjes si poster partie, zgjidhja duket e pamundur", thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
Bashkia e Tiranës thekson se ndjek me vëmendje hetimin e fatkeqësisë në Sharrë dhe mbështet punën e organeve ligjzbatuese të përfshira në ngjarje. "Në përfundim të hetimit do të zbatojmë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse", thuhet në këtë deklaratë.
Bashkia e Tiranës sqaron gjithashtu se territori i landfillit në Sharrë përfshin disa hektarë sipërfaqe në periferi të Tiranes, të cilat në 4 vitet e fundit degjeneruan në një fushë-betejë për grumbulluesit e mbetjeve.
"Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, po projekton landfillin e ri, për të rikuperuar gjendjen e mjerueshme të viteve të fundit. Deri në atë fazë, vazhdojmë t'u bëjmë thirrje qytetarëve të mos afrohen në zona të ndaluara, e ku punohet me mjete të rënda", thuhet në këtë reagim.
Bashkia e Tiranës i përgjigjet PD edhe për akuzat për korrupsion në landfillin e Sharrës.
"Ndërkaq, kompania publike e pastrimit e Bashkisë së Tiranës me Bashkinë e Veronës nis punë në 26 Shtator dhe ende s'ka kryer asnjë operacion në Tiranë, ndaj dhe akuzat e pabaza e kalërimi mbi vdekjen thjesht shtojnë përbuzjen për një parti që as pastrim nuk bëri, as landfill nuk zgjidhi e asnjë orë pune nuk kreu për qytetin e Tiranës.
Qytetarët e dinë mirë se Tirana ka humbur boll nga një forcë politike e cila e la në një gjendje katastrofike. Partia Demokratike i përket së shkuarës së Tiranës tonë, të cilën prej një viti e kemi kthyer në punë, e po merr jetë me investime e projekte konkrete në çdo lagje", thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, ka bërë sot fajtor kryebashkiakun Erion Veliaj për vdekjen e 17-vjeçarit në andfillin e Sharrës.
Në një deklaratë për mediat, Kraja tha se heshtja e Veliajt, tregon për përgjegjësinë e tij, në atë që ai e quajti rast të pastër të korrupsionit dhe krimit shtetëror në përpunimin e mbetjeve urbane.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com