Lajmi është bërë i ditur nga kjo forcë politike e cila përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka thënë se, kanë qenë këshilltarët e Bashkisë së Tiranës që e kanë depozituar një kallëzim të tillë.
Kallëzimi është bërë për akuzat: “Shpërdorim detyre” , “Shpërdorimi i kompetencave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe “Shkelja e Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankandeve”.