Partia Demokratike dhe familjarët e Arditit, kërkuan drejtësi për zbardhjen e të vërtetës.
Në protestën që zgjati rreth 20 minuta, anëtarë të Këshillit Bashkiak të PD-së dhe simpatizantë të kësaj force politike, u shprehën se duhet të zbulohet kush është përgjegjës, për vdekjen e Ardit Gjoklajt
‘Unë dua drejtësinë e vëllait tim. Vëllain tim e kanë masakruar e pastaj e kanë fshehur për të mos e treguar” tha vëllai i Arditit.
Ndërsa Ervin Salianji u shpreh se, “Kauza e Arditit është një kauzë për gjithë shoqërinë shqiptare. Kauza e Arditit është një kauzë që tregon nëse në këtë vend drejtësia është për të bërë drejtësi, apo drejtësia është për më të dobëtin’.
17-vjeçari Ardit Gjoklaj humbi jetën në datën 7 gusht dhe sipas hetimeve, dyshohet se është vrarë aksidentalisht nga eskavatori.
Më herët Bashkia e Tiranës tha se PD kërkon të bëjë politikë me fatkeqësitë e qytetarëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)