Vdekja e 23-vjeçarit në Durrës, arrestohet pronari i gomisterisë, në hetim shoferi i ambulancës, dyshohet se erdhi me vonesë për të dhënë ndihmën e parë

DURRËS- Vdekja e 23-vjeçarit, Rafael Tafaj teksa po punonte, pa asnjë kusht sigurie, ka çuar në pranga pronarin e gomisterisë Xhemal Duka. Gjithashtu, ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje janë akuzat e dëshmitarëve, të cilët kanë akuzuar se ambulanca është vonuar më shumë se 40 minuta, e pikërisht pas këtyre deklaratave është vënë në hetim shoferi i ambulancës, Tiril Leba. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre, e ndërsa pronari i gomisterisë për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë".

"Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës). Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë", njofton Policia.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.50 minuta. I riu, humbi jetën tragjikisht në punë, pasi teksa po rregullonte gomën e një kamioni, ajo ka shpërthyer e për pasojë humbi jetën. Teksa ka shkuar me tubin e pompës për të fryrë gomën, ajo ka shpërthyer duke e përplasur gomistin me bordurat mbrojtëse të rrugës. Rafel Tafaj, prej dy vitesh punonte në gomisteri, teksa ishte banues në ish-Kënetë, në të njëjtin vend që ndodhi edhe ngjarja. Një ngjarje e tillë ngre alarmin për mungesën e kushteve të sigurisë në punë, ku fatkeqësisht se rrjedhojë e mos zbatimit të rregullave më minimale, një djalë humbet jetën në moshë shumë të re, teksa po punonte për të siguruar të ardhura.

1625651224_1625576212RAFAELTAFAJ.jpg

Rafael Tafaj

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja