Vdekja e 22-vjeçares shtatzënë
Prokuroria e Lezhës nis hetimet

Vdekja e 22-vjeçares shtatzënë<br />Prokuroria e Lezhës nis hetimet
Lezhë - Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e 22 - vjeçares Lorena Imeri, e cila ndërroi jetë mesnatën e të hënës në maternitet. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, treguan për televizionin A1 Report, se organi i akuzës ka mbledhur të gjithë dokumentacionin ligjor, për të hetuar vdekjen e shtatzënës së re, ndërkohë që janë marrë dhe dëshmitë e familjarëve të saj, si dhe mjekëve të spitalit të Lëzhës.
 
Të njëjtat burime pohuan, se megjithë deklarimet e njerëzve të ndryshëm, si dhe nga dokumentacioni i spitalit, konkluzioni më i saktë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore dhe më pas, do të hetohet e vihen para përgjegjësisë mjekët, nëse ata do të rezultojnë fajtorë. Ndërsa burime nga Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tiranë pohuan, se të martën, ka dërguar në Lezhë një grup ekspertësh, të cilët kanë bërë kqyrjen e trupit të viktimës 22-vjeçare.
 
Të njëjtat burime treguan, se grupi i ekspertëve ka marrë kampionë nga trupi i Lorena Imerit, nga fshati Shullaz i Kurbinit. Por, megjithëse puna ka nisur, përgjigjet e ekpertëve të Mjeksisë Ligjore për shkakun e vdekjes, pritet të dalin pas afro një jave. 22-vjeçarja ndërroi jetë mesnatën e të hënës në maternitetin e Lezhës, pa lindur ende foshnjën që mbante në bark. 
 
Familjarët akuzuan mjekët për vdekjen e saj, ndërsa Drejtori i maternitetit të Lezhës, Llesh Marku tha se shkak i vdekjes së 22-vjecares ka qenë një atak kardiak në momentin e nisjes së anestezisë për ndërhyrjen kirurgjikale.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë