Vdekja e 23-vjeçarit në Francë
Basha: Tragjike, Rama përgjegjës

Vdekja e 23-vjeçarit në Francë<br />Basha: Tragjike, Rama përgjegjës<br>
Ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha për vdekjen tragjike të 23 vjeçarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze.

Basha shkruan se ne mbare Europën të rinjtë bashkohen ne vatrat familjare për festat e fundvitit, mijëra te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kërkim te dëshpëruar te mundësive qe vendi i vet nuk ua ofron.

Statusi i plotë:

Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar.

Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron.

Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.

Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.

Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike