Vdekja e aktori Alain Delon, Macron: Më shumë se një yll, monument francez! Le Parisian: Një legjendë e kinemasë

Vdekja e aktori Alain Delon, Macron: Më shumë se një yll, monument francez! Le Parisian: Një legjendë e kinemasë

Alain Delon

Figura të njohura bënë homazh ikonës të filmit francez, Alain Delon, i cili ndërroi jetë në shtëpinë e tij në periferi të Parisit, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij, në moshën 88-vjeçare, sipas “The Independent”.

I konsideruar si “Brigitte Bardot mashkull”, Delon shpesh ka luajtur rolin e zemrave romantike në klasiket si, “Plein Soleil”, “Le Samouraï” dhe “Rocco and His Brothers”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se, aktori luajti role legjendare dhe e bëri botën të ëndërronte, gjë që e forcoi figurën e tij si një ikonë kombëtare. “Melankolik, popullor, i fshehtë, ai ishte më shumë se një yll, ai ishte një monument francez”, shkroi Macron në platformën X.

“Ne besojmë se ai ishte i pavdekshëm, talenti i tij, karizma e tij, atmosfera e tij e bënë atë të destinuar për një karrierë në Hollyëood në një moshë të re, por ai zgjodhi Francën”, tha ne X ministrja franceze e Kulturës.

Në fillim të këtij viti, djali i tij Anthony tha se Delon ishte diagnostikuar me limfomë të qelizave B, një lloj kanceri. Aktori kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore vitet e fundit, dhe kishte pësuar një goditje në 2019. Gazeta “Le Parisian” e quajti Delon “një legjendë të kinemasë”, ndërsa “Liberation” e përshkroi atë si “një figurë udhëheqëse e kinemasë, simbol i mashkullorisë, aktor me karizëm të çmendur”. “Mirupafshim mik.

Një koleksion i mrekullueshëm filmash, një personalitet i jashtëzakonshëm dhe magjepsës. Bukuria nuk mjafton për të shpjeguar evolucionin e jashtëzakonshëm të talentit të tij. Ai ishte ylli i fundit. Samurai”, shkroi shkrimtari dhe regjisori francez Philippe Labro, pas lajmit për vdekjen e tij.

Me sy të mrekullueshëm blu, Delon nganjëherë përmendej si “Frank Sinatra francez” për pamjen e tij të bukur. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten