‘Vdekja e Amini na theu zemrat’ Protestat për 22-vjeçaren, Teherani fajëson SHBA-në dhe Izraelin për trazirat: U nxitën nga armiqtë e mëdhenj të Iranit

‘Vdekja e Amini na theu zemrat’ Protestat për 22-vjeçaren, Teherani fajëson SHBA-në dhe Izraelin për trazirat: U nxitën nga armiqtë e mëdhenj të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin. Në komentin e tij të parë publik, Ajatollah Ali Khamenei tha se “trazirat” ishin “nxitur” nga armiqtë e mëdhenj të Iranit dhe aleatët e tyre dhe pretendoi se Kuranet janë djegur.

Ai u bëri thirrje gjithashtu forcave të sigurisë që të jenë të gatishmëri për protestat e mëtejshme. mkTubimet,  sfida më e madhe ndaj sundimit të tij për një dekadë, u nxitën nga vdekja në paraburgim e një 22-vjeçareje, thuhet nw një shkrim të botuar nga BBC.

Mahsa Amini ra në koma disa orë pasi u arrestua nga policia e moralit më 13 shtator në Teheran me dyshimin se kishte thyer ligjin e rreptë që u kërkon grave të mbulojnë flokët me një hixhab ose shami. Ajo vdiq tre ditë më vonë. Familja e saj ka pretenduar se oficerët i kanë goditur kokën me shkop dhe ia kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.

Policia ka thënë se nuk ka prova për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi “atak të papritur në zemër”.

Gratë kanë udhëhequr protestat që filluan pas funeralit të Amini, duke tundur shamitë e tyre në ajër ose duke u vënë flakën atyre me thirrjet “Grua, jetë, liri” dhe “Vdekje diktatorit”, një referencë për Ayatollah Khamenei. Duke folur në një ceremonie diplomimi të kadetëve të policisë dhe forcave të armatosura të hënën, lideri suprem tha se vdekja e Amini “na theu zemrat”.

“Por ajo që nuk është normale është se disa njerëz, pa prova apo hetim, i kanë bërë rrugët të rrezikshme, kanë djegur Kuranin, kanë hequr hixhabet nga gratë e mbuluara dhe i kanë vënë zjarrin xhamive dhe veturave”, shtoi ai, pa përmendur ndonjë incident konkret.

Ajatollahi, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, pohoi se fuqitë e huaja kishin planifikuar “trazira” sepse nuk mund të toleronin që Irani “të fitonte forcë në të gjitha sferat”.

“Unë e them qartë se këto trazira dhe pasiguri janë krijuar nga Amerika dhe regjimi okupues, Izraeli, si dhe agjentët e tyre të paguar, me ndihmën e disa iranianëve tradhtarë jashtë vendit.”

Ai gjithashtu dha mbështetjen e tij të plotë për forcat e sigurisë, duke thënë se ata ishin përballur me “padrejtësi” gjatë trazirave.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë