Vdekja e Arafat, Franca heton për
vrasje, pritet të zhvarroset trupi
Ndarja nga jeta e ish liderit palestinez, Jaser Arafat, në vitin 2004 tanimë do të hetohet si vrasje. Autoritetet franceze raportohet se kanë nisur të hulumtojnë zyrtarisht pasi muajin e kaluar u zbulua substancë radioaktive në sendet personale të Arafat.
FRANCE- Ndarja nga jeta e ish liderit palestinez, Jaser Arafat, në vitin 2004 tanimë do të hetohet si vrasje. Autoritetet franceze raportohet se kanë nisur të hulumtojnë zyrtarisht pasi muajin e kaluar u zbulua substancë radioaktive në sendet personale të Arafat.
Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, ka dhënë ndërkaq pëlqimin e tij për zhvarrosjen e trupit të të ndjerit në kuadër të hetimeve. Caroline Chassain, sekretare e përgjithshme e prokurorisë së Nanterres në periferi të Parisit tha se hetimi nisi pasi e veja e Arafat depozitoi një kërkesë zyrtare, duke pretenduar se kemi të bëjmë me vrasje.
Drejtuesja e organizatës për lirinë e Palestinës Hanan Ashraëi e mirëpriti hetimin duke thënë se është mjaft i rëndësishëm. "Ne besojmë se vdekja e Presidentit Arafat nuk ishte e natyrshme ndaj është e nevojshme të ketë një hetim", u shpreh ajo.
Në Palestinë ka nisur gjithashtu një hetim por nuk është e qartë se kur do të bëhet zhvarrimi. Ekspertët mjekësorë nga Zvicra do të udhëtojnë në Ramallah për të marrë pjesë nga trupi të cilat do të testohen.
Arafat vdiq në moshën 75 vjeçare në një spital ushtarak në Paris kaloi një hemoragji në tru dhe më pas përfundoi në gjendje kome. Një mjek zviceran tha muajin e shkuar se hetuesit kanë zbuluar nivele të konsiderueshme të substancës toksike polonium 210 në sendet personale të Arafat. Instituti i radiofizikës në Zvicër ka analizuar furçën e dhëmbëve, rrobat dhe shallin bardh e zi që Arafat e mbante më së shumti.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.2%
-
Të gabuar
21.4%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
Kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
VIDEO/ Bayern Munich 'shuplakë' me 5 gola, mposht Hoffenheim dhe shkëputet në krye të Bundesligës
16 Janar, 11:50
-
Byrek me qumësht dhe gjizë nga zonja Albana
16 Janar, 11:44