TIRANE - Aksidenti që i mori jetën Atjon Zhitit, djalit të poetit dhe shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore. Ky ka qenë përfundimi në të cilin është arritur pas hetimeve, e për pasojë akuzat bien mbi drejtuesin e motorit, Serxhio Matiani shoku i viktimës së aksidentit që tronditi gjithë opinionin publik.
Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia që tejkalonte çdo limit të përcaktuar nga sinjalistika rrugore.
/Shqiptarja.com
Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia që tejkalonte çdo limit të përcaktuar nga sinjalistika rrugore.












