Vdekja e biznesmenit Çela, Rama:
Tolerancë zero, luftë ndaj krimit

Vdekja e biznesmenit Çela, Rama:<br />Tolerancë zero, luftë ndaj krimit
TIRANË - “Vullnet i palëkundur për të mos ndalur luftën e nisur ndaj krimit”. Ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama, mbrëmjen e sotme në orën 18:30, pas vdekjes së biznesmenit durrsak, Xhema Çela, i cili humbi jetën në spital pas plagëve që kishte marrë pasi iu bë një atentat me eksploziv.

“Hidhërim për biznesmenin që humbi jetën nga dhuna barbare. Vullnet i palëkundur për mos u ndalur në luftën e nisur me krimin. Tolerancë zero!”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në Twitter.
Biznesmeni Xhemal Çela ndërroi jetë sot në një spital privat, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë dje, 23 janar 2014, në një atentat me eksploziv që iu bë në zonën e Plepave në Durrës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj