Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pas akuzave të familjarëve të Dr Florit se ambulanca kishte shkuar me vonesë në banesën e tij. Numri një i shëndetësisë ka sqaruar gjithë ngjarjen.
“Një grua me fëmijë shkoi te Urgjenca për ndihmë. Ajo kërkoi ndihmë për dikë që kishte probleme me alkoolin. Në raste të tilla, ambulanca shoqërohet edhe nga policia. Një oficer policie shoqëron ambulancën nëse i alkoolizuari është i dhunshëm. Gruaja nuk pranoi që të shoqërohej nga policia”, tha Beqaj.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se bazuar në të dhënat e dokumentuara të Shërbimit të Urgjencës së Tiranës bën me dije se në rastin e pacientit Floran Kondi , janë ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara nga ky shërbim.
"Në momentin e parë kur ndihma është kërkuar nga familjarët, këta të fundit kanë pohuar se pacienti është në gjendje të dehur. Në të tilla raste, udhëzuesi i urgjencës parashikon edhe praninë e Policisë së Shtetit, që duhet të shoqërojë ekipin mjekësor. Familjarët nuk kanë pranuar të marrin shërbimin mjekësor të shoqëruar edhe nga forcat e policisë. Më pas, ndihma është kërkuar nëpërmjet telefonit, ku ekipi i mjekëve i shoqëruar me autoambulancë kanë kryer çdo procedurë në përputhje me rregullat dhe protokolle e urgjencës, duke shoqëruar pacientin në shërbimin e urgjencës së QSUT-së", theksohet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Procedura e plotë e ndjekur nga Shërbimi Mjekësor i Urgjencës për Dr Florin
Më datë 17. 11. 2014, në orën 9:45 minuta, është paraqitur pranë shërbimit të Urgjencës Tiranë, një grua e cila nuk ka pranuar të identifikohej, për të kërkuar ndihmë, pasi burri i saj kishte konsumuar alkool dhe ishte shumë i axhituar.
Në shërbimin e Urgjencës ka qenë mjek primar E. D., dhe infermier primar A. Sh. Nga ky i fundit i është thënë familjares se, në të raste të tilla kur pacienti është shumë i axhituar, ekipi mjekësor duhet të shoqërohet nga policia e rendit. Gruaja nuk ka pranur praninë e policisë dhe është larguar.
Më pas, në orën 10:05 minuta është lajmëruar me telefon urgjenca dhe është dërguar menjëherë autoambulanca me ekip mjekësor A. K., infermier N. S., dhe shofer M. A. Pacienti është gjetur pa shenja jete nga ekipi mjekësor; i është dhënë ndihma e parë me anë të procedurës së reanimimit zemër-mushkëri, i është injektuar “Adrenalinë”. Menjëherë, pacienti është dërguar në QSUT nga autoambulanca e Shërbimit të Urgjencës. Çdo procedurë e ndjekur për rastin e djeshëm është e dokumentuar tek regjistri i vizitave të shërbimit të urgjencës.
Urgjenca e Tiranës: Zbatuam me përpikmëri protokollin
Edhe Urgjenca e Tiranës ka mohuar akuzat e familjarëve të Dr Florit për vonesën e ambulancës. Sipas stafit të urgjencës, ambulanca ka mbërritur në shtëpinë e të ndjerit 3 minuta pas njoftimit.
Edhe nga Urgjenca e Tiranës kanë thënë se gruaja e Dr Florit në fillim ka njoftuar për gjendje të dehur të bashkëshortit. Urgjenca e Tiranës thotë se është zbatuar me përpikmëri protokolli.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO