Vdekja e drejtorit të Carrefour
Policia: Vetëvrasje e pastë

Vdekja e drejtorit të Carrefour<br />Policia: Vetëvrasje e pastë
TIRANE- Policia deklaron se vdekja e drejtorit të përgjithshëm i kompanisë tregtare Carrefour është një vetëvrasje e pastër. Xavier Thibonet 42 vjeç u gjet dje i vetëvarur , me rripin e pantallonave në ambientet e tualetit, në banesën e tij në rrugën “Pjetër Budi”. Thibonet kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në punë si zakonisht, ndaj dhe kolegët e tij janë shqetësuar duke i rënë telefonit.

Fillimisht kishte rënë zilja por s'përgjigjej askush, ndërsa më pas drejtori e kishte fikur telefonin. Indiferenca e tij kishte bërë përshtypje të gjithë stafit drejtues dhe kanë lajmëruar menjëhërë policinë për të mësuar diça më tepër rreth tij.

Thibonet kishte më shumë se 24 orë që ishte vetëvarur nga momenti i gjetjes së trupit të tij nga policia. Aktualisht në sajë të informacioneve paraprake, policia e kryeqytetit që u morr me hetimin e çështjes, thane se viktima mund të ketë varur veten si pasojë e një gjendje të mbingarkuar psikologjike, dhe nuk dyshohet që ngjarja të ketë qënë e qëllimtë.

Sajmir Duka, djali i pronarit të  shtëpisë ku jetonte Xavier Thibonet në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com deklaroi se "Xavieri s'kishte probleme me gruan" e cila prej disa ditësh ishte larguar në Rusi tek prindërit e saj.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet