SHBA- COVID-19 ka nxjerrë në pah histori njerëzore, që përtej momenteve të dhimbshme, janë përcjellë mesazhe të mëdha në emër të dashurisë, ndjenjës më sublime. Don Adair është një nga mijëra viktima në botë nga koronavirusi, megjithatë kjo betejë për të ka qenë më e lehtë se për shumë të tjerë. Kur kuptoi që ishte në momentet e fundit të jetë, një infermiere i mundësoi një telefon që i mundësoi atij të fliste për herë të fundit me tre fëmijët e tij...për plot 30 orë!
"Ishte një bekim. kjo më ndihmoi që të t'i thoja të gjitha ato që doja t'i thoja duke e ditur që ishte fundi dhe nuk do e shihja më, edhe pse nuk mund të isha pranë tij për t'i mbajtur dorën. Ajo telefonatë ishte shumë e dhimbshme", tha një nga vajza, Adair Reinhard.
Nga Danimarka, në Teksas dhe deri në Karolinën e Veriut, tre fëmijët u bënë bashkë për një qëllim, t'i jepnin babait të tyre kujtimin e fundit të bukur, për t'u larguar i qetë nga kjo botë. Ndanë kujtim,e kënduan dhe i shprehen të gjithë dashurinë. "Nuk mund të flisnin përballë, por mund ta dëgjonin që të merrte frymë. E falenderova që ishte pranë meje, i kërkova falje për mërzitjet që i kisha shkaktuar. Po e dëgjonim teksa po vuante, por na mjaftonte që po merrte frymë. E dinim që një ditë ato do të shuheshin", tha Reinhard.
Don Adair ishte një avokat biznesi që ndihmoi njerëzit të realizojnë ëndrrat e tyre, një njeri që pëlqente jetën në komunitet dhe koronavirusi ia hoqi edhe këtë mundësi.